Site icon Telegrafi

Bajrami thotë se Ministria e saj ka 57 për qind me pak shpenzime sesa një vit më parë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka mohuar raportimet në media se vetëm për një muaj ka marr, 2.960€ në emër të mëditjeve të udhëtimeve zyrtare, jashtë shtetit.

“Disa medie sot kanë raportuar se kinse vetëm për një muaj kam marrë 2,960€ në emër të meditjeve të udhëtimeve zyrtare, jashtë shtetit. Absolutisht e ‪‎pavërtetë komplet për nëntë muaj, janar-shtator të vitit 2015 kam marrë 2,313€. Gjithashtu me lejoni të ju njoftoj se për nëntë muaj, janar-shtator 2015 kemi shpenzuar vetëm 43% të asaj që është shpenzuar në vitin 2014. Ftoj gazetarët që të vijnë dhe t’i marrin dokumentet në Ministri e t’i publikojnë të vërtetat”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Exit mobile version