Site icon Telegrafi

Bajrami pritet t’i bashkohet kampionit të Zvicrës, Young Boys Bern

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami e ka mbyllur një vit personalisht pozitiv, por me klubin nuk ka arritur të mbijetojnë në elitën e futbollit zviceran.

Grasshopper ka rënë nga kategoria për herë të parë në histori të klubit dhe Bajrami pritet të largohet nga gjiganti zviceran.

E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Zvicër, disa kilometra larg Zurichut.

Është kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys Bern që ka shprehur interesim për transferimin e Bajramit.

20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka shënuar tre gola këtë edicion dhe ka bërë tre asistime.

Reprezentuesi i Zvicrës U-21 pritet t’i bashkohet YB për një shumë rreth tre milionë euro.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Basel dhe Sion. /Telegrafi/

Exit mobile version