Deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami ka vazhduar përplasjet e saja me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kësaj radhe Bajrami përmes një video i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me doracakët për edukimin seksual.
Ajo ka deklaruar se ka shumë skandale por ka edhe një adresë të qartë të atyre që janë pjesë e këtyre skandaleve.
Bajrami i ka thënë Kurtit të cilit i është referuar si “Albin inxhineri” se autorësinë e doracakëve e ka marrë ministrja Arbërie Nagavci dhe se i ka prezantuar si arritje të ministrisë,
“Sa ju përket doracakëve për “eduaktën seksuale” nuk ka asnjë dokument dhe asnjë postim me emrin tim, por ministrja Arbërie Nagavci tashmë me zë e me figurë ka marrë autorsinë e këtyre dokumenteve dhe i ka prezantu ato si arritje të ministrisë” , ka thënë Bajrami.
Deputetja ka nxjerr edhe një video ku Nagavci flet në Kuvend për këta doracakë, e ndër të tjera thotë se këto kurrikula janë miratuar nga ta.
Tutje, ajo ka thënë se Kurti është “sinonim i propagandës”.
“Dëgjo Albin. Kur flasim për propagandë, sinonim i propagandës je vet sepse po mundohesh me i njollos të tjerët pa asnjë fakt…Deklaratat e ministres janë në kundërshtim me tujat”, ka thënë Bajrami. /Telegrafi/