Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për kandidatin për president Bajram Begaj dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Kështu thuhet në njoftimin e Tedi Blushit, zëdhënës Presidentit të Republikës.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot në orën 18:00 pritet votimi për presidentin e ri në Kuvendin e Shqipërisë.
PS ka propozuar Bajram Begaj për president. /Telegrafi/