Telegrafi

Bajqinovci: S’ka pasur asnjë bisedë për nxjerrjen e terroristëve nga veriu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ka theksuar se nuk ka pasur asnjë bisedë apo thirrje telefonike për ndihmë në largimin e sulmuesve që shihen duke ikur nga veriu.

“Unë të siguroj me plot përgjegjësi, janë parë edhe videot, ata ikin sepse ajo pjesë e malit është e pakontrolluar, është zor atë kufi 15 kilometra me kontrollu atë pjesë. Kur kanë hy policia e kanë parë ata se kanë dështuar në operacion dhe janë tërheq pasi iu kanë vra disa kriminel të tyre”, deklaroi Bajqinovci në RTV Dukagjini.

Lexo po ashtu Deputeti i LVV-së: Suksesi i Policisë në Banjskë, rezultat i përpjekjeve dhe investimeve të Qeverisë

“Prandaj unë të siguroj që nuk ka pasur asnjë bisedë asnjë telefonatë apo diçka që ka thënë këshilltarja e ministrit Trajkoviq, që dikush i ka nxjerrë. Sepse, e më së pari nuk dihet se kur ikin ata a ka mundur me kanë ndonjë pelegrin aty me ta”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

“Unë ju siguroj që nuk ka pasur, për aq sa kam informacione edhe zyrtare, sepse shpesh po bie në rastin që e kanë lëshuar Radojçiqin, po tentohet të luhet kjo”, ka deklaruar tutje Bajqinovci.