Site icon Telegrafi

Bajqinovci: Shtëpia e Kurtit s’është 500m2, për të paguan veç 250 euro për muaj

Kryeministri Albin Kurti para disa ditësh e ndërroi vendbanimin nga banesa doli në një shtëpi private.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se nuk janë të vërtet raportimet se shtëpia e Kurtit është 500 metra katrorë.

“Albin Kurti ka marrë një shtëpi afërsisht 230 m2 e cila paguhet 250 euro në muaj dhe kjo paguhet nga paga e tij si kryeministër”, ka thënë  Bajqinovci në RTV 21.

Bajqinovci thotë se këto janë shifra zyrtare që ka arritur vet t’i sigurojë./Telegrafi/

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se Kurti ndryshoi vendbanim për shkak të aspektit të sigurisë – Telegrafi

Exit mobile version