Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka kërkuar rishqyrtimin e marrjes së vendimeve për lejen e sigurisë që lëshon nga AKI.
Ai thotë se shumë zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin kanë marrë leje të sigurisë.
Bajqinovci konsideron se duhet rishikuar dosjet e zyrtarëve për të cilat thotë se akuzat ishin publike.
“Përveç Vettingut që do të jetë i domosdoshëm, duhet të bëhet rishqyrtimi i marrjes së vendimeve për lejen e sigurisë që i lëshon AKI.
Si është e mundur që shumë zyrtar të korruptuar dhe të lidhur me krimin u është dhënë kjo leje!!?? Disa prej dosjeve të këtyre zyrtarëve për të cilat akuzat ishin publike duhet të rishikohen dhe t’i shkohet deri në fund këtij procesi”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook.