Site icon Telegrafi

Bajqinovci: Kur opozita del kundër Albinit, le të dihet që po del kundër popullit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se kritikat e partive opozitare në Kosovë kundër Qeverisë Kurti nuk janë për shtetin, as për qytetarët e as për veteranët.

Sipas deputetit, opozitarët e kanë vetëm një problem; kryeministrin Albin Kurti, i cili siç ka thënë, ua ka ndalur zhvatjen.

“Opozita nuk e ka për shtet, sepse i kemi parë se si udhëheqin e qeverisin. Nuk e kanë për qytetarë, sepse e kemi parë se si vet janë pasuruar. Nuk e kanë për veteranët sepse i kemi parë në çfarë gjendje ekonomike i kanë sjellur”, ka shkruar ai në Facebook.

“Opozita e ka vetëm një problem: Albin Kurtin! Personi që këtyre që ua ka këputur pushtetin e ua ka ndalur zhvatjen. Ai madje ju pengon edhe si ekzistencë. Këtë e kanë dëshmuar edhe sa ishin në pushtet, përveçse tash në opozitë”.

Bajqinovci tutje ka shkruar se kur ata (opozitarët) dalin kundër Kurtit, “le të dihet që po dalin kundër popullit që e mbështetë masivisht, dhe kundër kërkesës së tyre të zëshme për shtet të drejtë e zhvillimor”.

“Parakusht i zhvillimit është drejtësia. Drejtësi përmes vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme që vetëm Qeveria e Kurtit mund ta bëjë”, ka përfunduar deputeti pozitar. /Telegrafi/

Exit mobile version