Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë sot se kryeministri Hoti e pranoi sot se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar.
Bajqinovci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se janë arrestuar njerëz koti si dhe janë konfiskuar gjedhe, shpezë dhe 16 kilogramë kafe.
“Ashtu siç e kemi theksuar se aksioni në Karaçevë ishte i dështuar, e pranoj sot edhe kryeministri më i dobët që ka pas ky vend deri më sot.
Janë arrestuar njerëz koti si dhe janë konfiskuar gjedhe, shpezë dhe 16 kilogram kafe”, shkruan Bajqinovci.
Ndryshe, sot Hoti ka mbajtur një konferencë për media ka folur për shkarkimin e Rashit Qalajt nga pozita e drejtorit të Policisë. /Telegrafi/