Ambasadori amerikan në Maqedoni, Yess Baily, sot tha se mbështet zgjidhjen e përbashkët të pranuar për çështjen e emrit, duke shtuar se ai nuk mund të tregojë se cila është ajo zgjidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Do të thoja se është mirë që Maqedonia zhvillon bisedime me Greqinë dhe me vendet tjera në fqinjësi. SHBA gjithmonë e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështes Maqedoninë në rrugëtimin e saj drejt NATO-së dhe BE-së’, ka thënë Baily.
Baily, pas konferencës për rregullativë më të mirë të biznesit, tha se procesi reformues, reformat në sistemin e drejtësisë dhe në fushat tjera janë shumë të rëndësishme. /Telegrafi/