Telegrafi

Bailly dënohet me tri ndeshje, mungon ndaj Realit në Superkupën e Evropës (Foto)

Manchester Unitedi do të jetë pa Eric Baillyn kur ata do të përballen me 8 gusht në Shkup ndaj Real Madridin në Superkupën e UEFA-s, për shkak të dënimit me tri ndeshje.

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë gjithashtu do të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me Unitedin pasi UEFA konfirmoi se Bailly është ndëshkuar me tre ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Celta Vigos.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Man Unitedit, Lukaku bëhet i dyti (Foto)

Bailly u ndëshkua me të kuq në Old Trafford pasi e ngriti dorën në fytyrën e John Guidettit, duke shkaktuar një përleshje të madhe.

Në atë përleshje u pa gjithashtu që mbrojtësi i Celtas, Facundo Roncaglia, u përjashtua nga loja duke mbetur dy skuadrat me nga një futbollistë më pak.

Mbrojtësi, një nga interpretuesit më të qëndrueshëm të Unitedit, pas bashkimit nga Villarrealit, ka kryer një ndeshje mos-lojë në finale ndaj Ajaxit dhe do të mungojë përsëri kur lojtarët e Jose Mourinhos luajnë ndaj Realit në Shkup. /Telegrafi/