Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka vlerësuar lartë figurën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Bahtiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se njeri më të përgatitur se Albin Kurti për të drejtuar një qeveri të pastër në Kosovë nuk ka, përcjell Telegrafi.
“Për 100 vite nuk do të vijë më njeri si Albin Kurti që do të punojë për interesin e qytetarit. Shpresojë se do ët vjen pas 100 viteve por së paku për 100 vite nuk do të ketë si ai”.
Kryetari i Mitrovicës thotë se për këto arsye ka vendosur të mbështesë Albin Kurtin në këtë rrugëtim.
Bahtiri ka folur edhe për Kadri Veselin për të cilin thotë se nuk pranon ndryshim të kufijve për dallim nga Thaçi.
Ai thotë se edhe Bashkimi Evropian është kundër ndryshimit të kufijve pasi hapet Kutia e Pandorës në Ballkan./Telegrafi/