Site icon Telegrafi

Bahtiri: Isa Mustafa bën mirë ta nënshkruaj sot marrëveshjen me LVV-në, nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahitiri, ka thënë se pas kontaktit që ka pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, ai ka parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Bahtiri ka thënë se Isa Mustafa si kryetar i LDK-së, duhet ta dërgojë në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, vijon shkrimi i Bahtirit.

Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar një takim mes kreut të LVV-së, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version