Telegrafi

Bahtiri e konfirmon: VV e LAA kanë marrëveshje për koalicion (Video)

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, është i bindur se koalicioni paszgjedhor, mes LDK-së, AKR-së e Alternativës me Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë është punë e kryer, madje me një numër prej afër 70 mandatesh.

Ai këto komente i bëri në emisionin IndoBox të RTV Dukagjinit, derisa shprehu bindjen se me Vetëvendosjen në koalicion parazgjedhor do të fitonin zgjedhjet.

Bahtiri madje shprehu bindjen e tij se koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA), jo që nuk do të marrë deputetë të tjerë, por që ka edhe deputet brenda këtij subjekti që nuk do ta votojnë Qeverinë që po pretendon ta bëjë Ramush Haradinaj.

Bahtiri që dështoi t’i fitojë votat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, ndër të tjera ka thënë se do të tërhiqet nga politika, nëse dështon të sigurojë edhe një mandate si kryetar i Mitrovicës, post të cilin e mban tani. /RTV D/Telegrafi/