Telegrafi

Bahtiri anulon të gjitha aktivitetet për 28 nëntor, në shenjë solidariteti me tragjedinë që shkaktoi tërmeti në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet e organizuara nga Komuna e Mitrovicës për nder të 28 nëntorit, në shenjë solidariteti me tragjedinë që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.

Po ashtu, komuna e Mitrovicës ka ndarë sot 2 mijë euro për t’i dalë në ndihmë emergjente Shqipërisë, pas tërmeteve të fuqishme që kanë ndodhur sot, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale

Si pasojë e tërmeteve që kanë ndodhur në Shqipëri 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 600 persona tjerë janë lënduar./Telegrafi/