Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet e organizuara nga Komuna e Mitrovicës për nder të 28 nëntorit, në shenjë solidariteti me tragjedinë që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.
Po ashtu, komuna e Mitrovicës ka ndarë sot 2 mijë euro për t’i dalë në ndihmë emergjente Shqipërisë, pas tërmeteve të fuqishme që kanë ndodhur sot, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e tërmeteve që kanë ndodhur në Shqipëri 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 600 persona tjerë janë lënduar./Telegrafi/