Telegrafi

Bahtiri: AKR nuk do t’i bashkohet PAN-it, LDK po!

Sipas nënkryetari të Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i Lidhjes Demokratike, “po luan një lojë të rrezikshme politike”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën është duke bërë një lojë”, ka thënë ai për Indeksonline. “LDK e udhëheq shtetin me PDK-në dhe ata dëshirojnë të vazhdojnë sa më gjatë… Në fund përsëri do të shkojnë me atë për të cilën kanë shkuar edhe më parë”!

Numri dy i AKR-së ka shtuar se AKR nuk do t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“Ne kemi qëndrim të qartë që mos të shkojmë me PAN-in. Sa i përket përplasjeve ndërmjet VV-së dhe Isa Mustafës, unë nuk do të hyjë në qasje të tyre, mirëpo një gjë e tillë s’kishte qenë mirë të ndodhte”, ka shtuar ai.