Telegrafi

Baerbock: Nuk e dimë nëse fitorja është e mundur në këtë luftë

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock nuk është e sigurt nëse është e mundur që Ukraina të fitojë këtë luftë.

“Ky është realiteti brutal”, tha ajo në një intervistë për shërbimin publik ZDF.

Ajo theksoi se është e nevojshme të kuptohet kjo dhe gjatë vjeshtës dhe dimrit të vazhdojë dërgimi i armëve për të mbështetur Ukrainën.

Baerbock tha se kjo është aktualisht politika e jashtme e Gjermanisë, të cilën ajo e udhëheq prej javësh dhe muajsh.

“Nga njëra anë, është e rëndësishme të forcojmë Ukrainën ushtarakisht, me gjithçka që kemi, dhe nga ana tjetër, për fat të keq, situata është e tillë që ne kemi deficite në furnizimet tona”, shtoi ajo.

Ndryshe, Gjermania është raportuar një ndër shtetet më të prekura nga lufta pasi që deri vonë ishte e varur nga gazi dhe karburantet ruse. /Telegrafi/