Këngëtarja shqiptare, Rina Balaj, dje (e martë) solli projektin e ri muzikor të quajtur “Bad Rosita”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe reagimet ishin nga më të ndryshmet.
Projekti, i cilësuar si një nga më të veçantit, i është kushtuar komunitetit LGBT siç edhe e përshkruan në këtë video.
Rosita, që mban edhe titullin, është një vajzë një shoqe e Rinës që është e dashuruar në artisten, të cilës nuk ia ktheu dashurinë në të njëjtën mënyrë.
Ndonëse është një temë mjaft e ndjeshme, 21 vjeçarja duket se nuk ka asnjë problem me këtë komunitet por që nuk është e tillë dhe kështu vendos ta respektoj ‘Rositën’ vetëm si shoqe.
Në anën tjetër, Balaj ka ndarë së fundmi disa imazhe gjatë realizimit të klipit ku shton, “A ju ka pëlqyer tema”?.
Dhe krahas postimit, të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve disa prej të cilëve pajtoheshin me këtë, e disa të tjerë kishin reagime më negative.
Sidoqoftë, “Bad Rosita” akoma pa u bërë 24 orë ka mbledhur afro 300 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/