Telegrafi

Bacca zëvëndëson Sanchezin te Arsenali?

Arsenal është futur seriozisht në garë për sulmuesin e AC Milanit, Carlos Bacca, raportojnë mediat britanike.

“Topçinjtë” insistojnë që në muajin janar ta blejnë lojtarin, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera.

Lexo po ashtu Parashikim: Arsenal - Stoke City

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi, i cili do të zëvendësonte Alexis Sanchezin, i cili akoma nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re me skuadrën nga “Emiratës”.

Bacca luan në pozitë të ngjashme me Sanchezin dhe mund të shihet si zëvendësim adekuat për kiliani, i cili kërkohet edhe nga PSG. /Telegrafi/