Telegrafi

Bacca kthehet në Spanjë?

Carlos Bacca është njëri nga lojtarët më të mirë të Milanit këtë edicion.

Sulmuesi kolumbian ka mbajtur në garë Milanin për një vend në Ligën e Kampionëve falë golave të tij këtë edicion.

Por kolumbiani mund të largohet nga ‘Rossonerët’ në fund të këtij edicioni në Serie A.

Sipas medieve italiane 29-vjeçari është në radarin e gjigantit spanjoll Real Madrid për vitin e ardhshëm.

Bacca shihet si zëvendësuesi adekuat i francezit Karim Benzema tek Real Madrid që janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për të. /Telegrafi/