Telegrafi

Bacca – Icardi, dueli i sulmuesve që kërkojnë t’i rifitojnë zemrat e tifozëve

Në Itali fundjava ndizet me derbin e Milanos, që pa marrë parasysh pozitën e skuadrave gjithmonë është i zjarrtë.

Të dielën në San Siro luhet Milan-Inter, një takim që vjen në momentin e duhur për dy amerikano-jugorë.

Në derbin e Madoninnas një sfidë brenda sfidës është ajo mes Carlos Baccas dhe Mauro Icardit të cilët kanë për detyrë të rifitojnë besimin e tifozëve të Milanit dhe Interit.

Të dy sulmuesit amerikano-latinë kanë bërë diçka për të cilën duhen falur.

I pari është paraqitur shumë dobët në këtë fillim sezoni, ndërsa argjentinasi i Interit me librin autobiografik që botoi u vendos në qendër të vëmendjes nga ana e tifozëve ultras.

Edhe pse për motive të ndryshme, derbi është shansi më i mirë që Bacca dhe Icardi të lënë shenjë për të fituar sërish zemrat e tifozëve.

Statistikat e lojtarëve

Që nga momenti që është bërë pjesë e Milanit, Bacca po përjeton momentin e tij më të keq. Shifrat nuk janë kundër kolumbianit sepse deri në këtë fazë të sezonit edhe vitin e kaluar Bacca kishte realizuar vetëm 6 gola, por mungesa e vazhdimësisë nga ana e tij në ndeshjet e fundit është ajo që shqetëson më shumë trajnerin Montella.

Bacca ka pesë ndeshje që nuk shënon dhe ndaj Palermos trajneri i Milanit i besoi Lapadulas në vend të tij.

Ndryshe nga sulmuesi i Los Cafeteros, Icardi në fushë po shkëlqen teksa kryeson listën e golashënuesve të Serisë A me 10 finalizime së bashku me Edin Dzekon. Një sulmues i lindur si ai asnjëherë nuk ka patur probleme me golin, megjithatë ecuria jo e mirë e Interit në këtë fillim sezoni ka lënë në hije edhe Mauriton.

Icardi ka 10 gola

Por më shumë sesa me veten dhe shokët e skuadrës, Icardi problemet më të mëdha i ka tifozët ultras. Disa fraza të 23-vjeçarit në autobiografinë e tij prishën përfundimisht marrëdhëniet e tij me këta të fundit, me ultrasit e Interit që e konsiderojnë të vdekur kapitenin.

Icardi i fshiu ato fraza nga libri, por tashmë atij i duhet të që të realizojë në derbin e Milanos për tu afruar sërish me tifozët.