Milani dhe Carlos Bacca janë në pritje të një oferte zyrtare nga Arsenali.
Sipas Gazzetta dello Sport, West Hami kishte arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e kolumbianit, por vetë futbollisti nuk pranoi të kalonte te klubi i Sllaven Bilicit.
Tani raportohet se futbollisti është në kërkim të një ekipi që luan në Ligën e Kampionëve dhe ka preferuar një kalim te Arsenali, transmeton koha.net.
Për të kompletuar transferimin e sulmuesit, Arsenali duhet të paguajë më shumë se 30 milionë euro.