Këngëtarja shqiptare, Baby G, gjatë karrierës së saj ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore.
Fillimisht te publikun shqiptar ajo ishte prezantuar me zhanrin Pop&RnB, ndërsa në disa projekte të fundit ajo ka provuar veten edhe në hip-hop.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka paralajmëruar këngë e re, që do të jetë në bashkëpunim me reperin Escobars.
Këngëtarja në mënyrë të vazhdueshme ka sjellë fotografi dhe video të shkëputura nga xhirimet e klipit, ku së fundmi ka mahnitur me dukjen.
E veshur me material të lëkurës, Gordana Kingji është shfaqur nga nja makinë luksoze teksa ka vënë në pah të pasmet.
Kujtojmë se “Rap Song” është hiti i saj i fundit, që rezultoi të jetë mjaft i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jW7OT_CH-Is