Meqenëse është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, fansat e Baby G duan të dinë sa më shumë nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Gordana Kingji, numëron mbi gjysmë milion ndjekës në Instagram, ku shpërndan imazhe nga më të ndryshme.
Kësaj radhe, ajo ka zgjedhur të publikojë një fotografi për të treguar se si dukej gjatë fëmijërisë.
Për më shumë, Baby G shfaqet me prindërit e saj, ashtu që postimin e ka shoqëruar me një mesazh që iu dedikohet atyre.
“Mbreti dhe mbretëresha ime. Gjithmonë dhe përherë do t’ju bëj krenarë. Krijuesit origjinalë të Gordanës. Shpirtit më të fuqishëm në botë”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/