Telegrafi

Baby G paralajmëron projektin e radhës, publikon prapaskenat e klipit

Baby G (Foto: Instagram/babygee)

Këngëtarja Gordana Kingji, e njohur ndryshe si Baby G, është njëra nga më të dashurat për fansat e saj.

Ajo është aktive në rrjete sociale duke sjellë kështu imazhe nga përditshmëria e po ashtu edhe lajmërime për projekte të reja.

Kështu, së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë këngën e re.

“Akoma si ‘si lepur’, akoma duke numëruar veç para”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Baby G është shfaqur duke mbajtur një maskë mbrojtëse më shkëlqim, teksa është e veshur me të zeza.

Ajo ka publikuar një tjetër video që është pjesë nga prapaskenat e videoklipit në pritje.

Kujtojmë se “Rap Song” është projekti i fundit, në të cilën është shfaqur në zhanrin hip-hop, e që edhe kësaj radhe nuk i ka zhgënjyer fansat e saj. /Telegrafi/