Telegrafi

“Babi e ka thy televizorin”, Buci flet për momentin viral në Big Brother – zbulon nëse flet me Santianën

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli Dervishi dhe partnerja e tij, Verona, kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Pak pa thënë natën e mirë”.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2 ka folur për eksperiencën në këtë format dhe për periudhën pas daljes nga shtëpia.

Në një moment, moderatorja Genta Cana ia përmend hyrjen e Veronës në BBVK dhe pjesën për televizor.

Foto: Screenshot/YouTube

“Akoma qeshim për punën e televizorit. Brenda ka qenë pjesë e lojës gjithçka. Prindërit më kanë pritur shumë mirë. Më kish marrë malli për njerëz, për telefon”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Këtë vit do të ketë dasmë - Ylli Dervishi dhe Verona i japin fund beqarisë

Buci thotë se ruan akoma kontakte të mira me shumë prej konkurrentëve.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me shumicën vazhdon akoma kontakti. Shihemi, dalim ndonjë ditë”, theksoi Dervishi.

Verona dhe Ylli gjithashtu zbuluan se nuk flasin më me Santiana Malokun, me të cilën ishte shumë i afërt në Big Brother. /Telegrafi/