Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, për shkak se i dyshuari (djali) e kishte sulmuar fizikisht babanë, pasi kishte dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë, në ora 21:50.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.