Telegrafi

Babastars martojnë liderin e tyre, të gjithë elegantë në dasmën e Getit (Foto)

Sot (e diele), lideri i labelit Babastars, Getoar Selimi i ka dhënë fund beqarisë së tij.

Ai dhe Marina Vjollca kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore, në Gjirin e Lalëzit në Tiranë.

Pjesë e kësaj dasme ishin shumë të ftuar VIP, ku ndër ta nuk kanë munguar edhe pjesëtarët e tjerë të Babastars.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga dasma e Marinës dhe Getit

Në rrjetet sociale, kanë qarkulluar fotografi të cilat na njoftojnë me dukjen e reperëve në dasmën e mikut të ngushtë të tyre.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim me veshje sportive ose nga përditshmëria, kësaj radhe reperët e Babastars ishin veshur të gjithë në elegancë, teksa pozonin krah njëri-tjetrit në dasmën e mikut të tyre. /Telegrafi/

Kështu duket Cozman në dasmën e Getit

 

Kështu duket Agon Amiga në dasmën e Getit dhe Marinës

 

Kështu duket Stresi në dasmën e Getit

 

Menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti dhe reperi Majk

 

Kështu duken Majk dhe Cozman në dasmën e Getit

 

Kështu duken Onat dhe partnerja e tij në dasmën e Getit dhe marinës

 

Onat dhe Majk (TDS), së bashku me partneren e Onatit në dasmën e Getit dhe Marinës