Sot (e diele), lideri i labelit Babastars, Getoar Selimi i ka dhënë fund beqarisë së tij.
Ai dhe Marina Vjollca kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore, në Gjirin e Lalëzit në Tiranë.
Pjesë e kësaj dasme ishin shumë të ftuar VIP, ku ndër ta nuk kanë munguar edhe pjesëtarët e tjerë të Babastars.
Në rrjetet sociale, kanë qarkulluar fotografi të cilat na njoftojnë me dukjen e reperëve në dasmën e mikut të ngushtë të tyre.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim me veshje sportive ose nga përditshmëria, kësaj radhe reperët e Babastars ishin veshur të gjithë në elegancë, teksa pozonin krah njëri-tjetrit në dasmën e mikut të tyre. /Telegrafi/