Site icon Telegrafi

Babai i Torreiras e pranon se transferimi te Arsenali mund të ndodh pas Botërorit

Lucas Torreira në tentim për të ndalur Rafinhan (Foto: Getty Images)

Babai Lucas Torreiras, Ricardo, ka folur për të ardhmen e djalit të tij dhe thashethemet e shumta për kalimin te Arsenali.

Ai ka thënë se çdo gjë do të vendoset menjëherë posa do të përfundojë aventura e tij me Përfaqësuesen e Uruguait në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

“E dua më të mirën për djalin tim dhe gjithashtu e di se Arasenali ka treguar interesim për atë”, ka thënë Ricardo për Radio Crc.

Lucas Torreira gjatë një dueli me Valdimir Granat (Foto: Getty Images))

“Nuk ka përfunduar asgjë, as nuk është zyrtare pasi ai nuk ka nënshkruar ende asgjë, por ka shanse të mëdha që e ardhmja e Lucasit të jetë në Angli”.

“Nuk ka problem në negociata dhe posa të përfundoi Botërori, ai do të udhëtojë në Londër për testet mjekësore”.

Lexo po ashtu Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi

Torreira pritet të kalojë te Arsenali nga Sampdoria për 30 milionë euro.

Deri më tani paraqitjet e tij kanë thjesht fantastike, ndërsa ndeshja e radhës e Uruguait është kundër Francës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=m2RswdM1m94

Exit mobile version