Djali i Sergio Agueros, Benjamin, ka pozuar me veshjet e kumbarës së tij, Lionel Messi, pasi kapiteni e udhëhoqi Argjentinën drejt finales së Kampionatit Botëror.
‘Numri 10’ ishte ylli i mbrëmjes në triumfin e Albicelestëve ndaj Kroacisë (3-0) në gjysmëfinalen e të martës mbrëma.
Dhe pas ndeshjes, 13-vjeçarit iu dhuruan shorcet e fituesit të shtatëfishtë të Topit të Artë. Aguero është mik i ngushtë i Messit dhe e ka bërë atë kumbarë të djalit të tij.
At the end of the match Lionel Messi's pants were taken by Aguero's son Benjamin Aguero #FIFAWorldCup #FIFAWorldCupQatar2022 pic.twitter.com/J5P9bbXzba
— Olt Sports (@oltsport_) December 14, 2022
Për më shumë, Benjamin ka lidhje të shumta sportive në familje, pasi nëna e tij, është vajza e legjendës Diego Maradona.
Aguero u martua me vajzën e vogël të ikonës argjentinase, Giannina dhe u bënë prindër të një djali. Ata u shkurorëzuan në vitin 2012, pas martesës katërvjeçare.
Pritej që ish-sulmuesi i Manchester Cityt të ishte pjesë e stafit trajnues të Argjentinës për këtë Kampionat Botëror, por edhe pse kjo nuk ndodhi, ai duket mjaft i përfshirë në skuadër.
‘Kun’ është parë në fushë duke festuar me ekipin pas fitores ndaj Holandës dhe ishte përfshirë në zënkën ndërmjet Messit dhe Wout Weghorst. /Telegrafi/