Site icon Telegrafi

Babai rrah vajzën në Podujevë, arrestohet

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes, por kishte sulmuar fizikisht dhe vajzën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 01.08.2022, në Podujevë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Më 05.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes ndërkohë kishte sulmuar fizikisht edhe vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version