Site icon Telegrafi

Babai rrah djalin në Podujevë, e bën për spital

Foto: Ilustrim

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi ka keqtrajtuar fëmijën e tij.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/  

Exit mobile version