Site icon Telegrafi

“Babai”, pjesëmarrës edhe në një festival prestigjioz evropian (Video)

Një nga filmat kosovar më të suksesshëm, “Babai”, i regjisorit Visar Morina, po vazhdon të shfaqet në festivale të ndryshme në shumë vende të botës.

Në fund të janarit, siç transmeton KultPlus, ky film do të udhëtojë drejt Skandinavisë, sepse do të shfaqet në festivalin më të madh që mbahet atje, në Suedi, Göteborg Film Festival, mes datave 29 janar dhe 8 shkurt.

“Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të 90-ta.

Kur babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë – bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Filmi është koproduksion gjermano-kosovar.

Exit mobile version