Telegrafi

Babai i Piatekut tregon kampionatin e preferuar të sulmuesit të Milanit

Krzysztof Piatek (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Babai i sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek e ka pranuar se sulmuesi dëshiron një transferim në Angli.

Reprezentuesi polak ka qenë e lidhur me një transferim te Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedi këtë javë.

Pikërisht Liga Premier duke se është kampionati që e intrigon më shumë sulmuesin polak dhe këtë e ka treguar edhe babai i tij, Vladislav.

Lexo po ashtu Unitedi kontakton Milanin për Piatekun

“Ai e di atë që dëshiron: të luajë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të bëjë përshtypje në Kampionatin Evropian”, ka thënë fillimisht babai i Piatek.

“Tashmë është e qartë se Milani nuk po mbështetet tek ai. Prandaj, Krzysztof po mendon të transferohet në Angli”.

Lexo po ashtu Tottenhami mendon seriozisht për Piatek

“Sigurisht, nëse askush nuk mund të paguajë shumën e kërkuar nga Milani, ai do të vazhdojë të japë më të mirën për klubin italian”.

“Por, unë besoj se 30 milionë euro është një shumë e vogël për një klub anglez”, përfundoi Vladislav. /Telegrafi/