Babai i sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek e ka pranuar se sulmuesi dëshiron një transferim në Angli.
Reprezentuesi polak ka qenë e lidhur me një transferim te Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedi këtë javë.
Pikërisht Liga Premier duke se është kampionati që e intrigon më shumë sulmuesin polak dhe këtë e ka treguar edhe babai i tij, Vladislav.
“Ai e di atë që dëshiron: të luajë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të bëjë përshtypje në Kampionatin Evropian”, ka thënë fillimisht babai i Piatek.
“Tashmë është e qartë se Milani nuk po mbështetet tek ai. Prandaj, Krzysztof po mendon të transferohet në Angli”.
“Sigurisht, nëse askush nuk mund të paguajë shumën e kërkuar nga Milani, ai do të vazhdojë të japë më të mirën për klubin italian”.
“Por, unë besoj se 30 milionë euro është një shumë e vogël për një klub anglez”, përfundoi Vladislav. /Telegrafi/