Telegrafi

Babai i Neymar: Ky është idoli i djalit tim

Lionel Messi është arsyeja pse Neymar është në Barcelonë dhe se sulmuesi argjentinas është ‘idoli’ i tij, sipas babait të 24-vjeçarit brazilian.

Neymar iu bashkua Barcelonës nga skuadra braziliane Santos në vitin 2013 dhe shpejt arriti një kuptim të mirë me Messin, duke fituar së bashku dy tituj në La Liga, një Ligë të Kampionëve, dy Copa Del Reys dhe një Kupën Botërore për klube.

“Ne të gjithë e dimë se kush është Messi dhe atë që ai thotë. Ai është idhulli i djalit tim dhe për të është një kënaqësi e të qenit në skuadrën e tij”, ka babai i Neymar për Cope, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Messi e Suarez bëhen me Audi të njëjtë, Neymar merr "raketë" (Foto/Video)

“Ai është gjithmonë i lumtur për të luajtur së bashku dhe ai është duke luajtur këtu për Messin”.

“Nëse Messi dhe [Cristiano] Ronaldo nuk do të ekzistonin ndoshta as Neymar nuk do të ekzistonte, e njëjtë është edhe me Pelen dhe Maradonën, të dy kanë frymëzuar shumë lojtarë”, përfundoi babai i sulmuesit brazilian. /Telegrafi/

Neymar dhe Messi duke festuar një nga golat e shumtë të shënuar për Barcelonën