Site icon Telegrafi

Babai i Lukakus zbulon ofertat për djalin e tij

Romelu Lukaku duket se do të largohet në fund të stinorit nga skuadra angleze Everton.

Ka qenë babai i sulmuesit belg që ka deklaruar një gjë të tillë, madje ai ka zbuluar edhe skuadrat e interesuara për djalin tij.

Sipas tij, skuadrat e mëdha si Chelsea, Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Manchester Unite e duan lojtarin.

“Lukaku është i gatshëm për tu larguar nga Evertoni. Ai tani ka përvojë më të madhe”.

“Unë e di se ka interesime nga skuadra të mëdha si Juventus, Bayern Munich, Manchester United, Chelsea dhe Atletico Madrid”.

“Do t’i propozoja djalit tim që t’i bashkohet njërës nga skuadrat Manchester United ose Bayern Munich”.

“United është në ndërtim e sipër dhe Romelu mund të bëjë gjëra të mëdha aty. Ai mund të shkojë edhe në Bayern, por vetëm nëse largohet Lewandowski”, deklaroi babai i Lukakus për mediat belge. /Telegrafi/

Exit mobile version