Site icon Telegrafi

Babai i Winehouse akuzohet se po shfrytëzon vdekjen e bijës për të tërhequr vëmendje

Mitch Winehouse është bërë shumë i njohur që pas vdekjes tragjike të vajzës së talentuar, Amy, në vitin 2011.

Së fundmi, ai është shfaqur në programin e famshëm, This Morning, ku ka folur për nominimin e këngëtares në ceremoninë e “Brit Awards” në kategorinë e “Best British Female Solo Artist”, duke treguar se është Adele ajo që e meriton këtë çmim.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter shumë fansa të këngëtares së “Back to Black” kanë akuzuar Mitch se po shfrytëzon vdekjen e të bijës së tij për të qenë në qendër të vëmendjes, transmeton TCH.

Në intervistën e dhënë, ai ka deklaruar se është i lumtur që edhe pse kanë kaluar pesë vite që nga vdekja e saj, Amy vazhdon ende të jetë pjesë e këtyre ceremonive të rëndësishme.

Exit mobile version