Site icon Telegrafi

Babai i dy fëmijëve shërohet dhe rikthehet në shtëpi, ishte prekur me COVID-19, pneumoni – kishte pësuar edhe dy sulme në tru

Një baba i dy fëmijëve i kaloi katër javë në repartin e kujdesit intensiv duke luftuar me coronavirusin.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ai pati dy sulme në tru dhe ishte prekur edhe nga pneumonia, transmeton Telegrafi.

Por ishte vullneti i fortë për jetë dhe përkushtimi i mjekëve, që bën që ai të shërohet plotësisht dhe t’i kthehet familjes së tij.

Bëhet fjalë për Omar Taylor, 31-vjeç, i cili ishte pranuar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Colchester në Essex të Anglisë, gjatë 22 marsit.

Vetëm tri ditë pasi ishte pranuar në spital filloi të ketë probleme me frymëmarrje. E gjatë 28 ditëve, Omar është vënë në ventilator për ta luftuar coronavirusin, por ndërkohë pësoi dy sulme në tru dhe u prek nga pneumonia dhe sepsa.

Pavarësisht të gjitha këtyre sëmundjeve, ai arriti të shërohet dhe derisa është përcjellë tek dyert e hyrjes së spitalit, është duartrokitur nga punonjësit që pak kush kishte besuar se do t’i shpëtojë më të keqes. /Telegrafi/

Exit mobile version