Babai dhe agjenti i Lionel Messi, Jorge, ka lënë të kuptohet se një kompromis po arrihet te Barcelona që lejon djalin e tij të qëndrojë në Camp Nou deri në verën e vitit 2021.
Përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas arritën në Kataluni të mërkurën për bisedime në përballje me bordin e Blaugranave, pasi Messi kishte kërkuar një largim nga Camp Nou.
Jorge Messi u tha gazetarëve se ai nuk “dinte asgjë” kur bëhet fjalë për të ardhmen e djalit të tij, por tani si duket ka ndryshuar situata.
Tani për tani nuk është kështu dhe mund të ndodhë që Messi të mos dalë kurrë në treg dhe të mbetet edhe më tutje pjesë e Barcelonës.
Babai i tij i ka thënë mediumit Mediaset se bisedimet me Barcelonën kanë shkuar “mirë”, megjithatë ka ende një shans që të arrihet një marrëveshje e cila lejon të gjithë të qëndrojnë në vendin e tyre aktual.
Jorge Messi has told Mediaset that Lionel Messi is considering staying at Barcelona after talks with Josep Bartomeu 🤯🤯🤯 pic.twitter.com/qQ53BDcC10
— GOAL (@goal) September 3, 2020
I pyetur nëse gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të qëndronte me Barcelonën deri në fund të kontratës së tij aktuale në 2021, Jorge Messi u përgjigj me “po”.
Barca do të shpresojë që një transferim i padëshiruar mund të shmanget në këtë fazë, duke u dhënë atyre kohë për të punuar për të bindur kapitenin e tyre të zgjasë qëndrimin me ta – në vend që të marrë një sfidë të re diku tjetër. /Telegrafi/
🎤 Reporter: “Is there a possibility that Messi will stay at Barca?”
👀 Jorge Messi: "Yes."
😒 Maybe Messi will be staying in Barcelona, after all! pic.twitter.com/iaJZP1EkkE
— SPORF (@Sporf) September 3, 2020