Babai i Arbër Zenelit, Avniu, ka reaguar në rrjetet sociale pas lëndimit të djalit të tij, i cili është sulmues i Përfaqësueses së Kosovës.
Kosova nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre te Mali i Zi në Podgoricë.
Milot Rashica (24′) dhe Stefan Mugosa (69′) ishin shënuesit e ndeshjes së dytë të vlefshme për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Por, rezultati mbeti në plan të dytë, pasi ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, u lëndua gjatë pjesës së parë dhe detyrua ta lë fushën.
Lëndimi i sulmuesit më në formë të Kosovës duket paksa i rëndë në pamje të parë dhe mund të mungojë një kohë të gjatë.
Pas lëndimit ka reaguar edhe babai i Arbërit, Avniu, i cili ka motivuar birin e tij, në rrjetet sociale duke i thënë se është i fortë dhe do të kthehet edhe më i fortë.
“Zemër shërim sa ma të shpejt, e di që je i fortë. Do të kthehesh edhe ma i fortë”, ka shkruar Avni Zeneli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/