Telegrafi

Babai i Alabas mohon se lojtari ka arritur marrëveshje me Realin – nuk e përjashton kalimin e tij te Barcelona

Tashmë e ardhmja e David Alabas ka hyrë në një ‘telenovelë’ dhe duket se nuk do të ketë ndonjë lëvizje të tij në janar.

Mbrojtësi austriak do të jetë lojtar i lirë në verën e këtij viti, pasi kontrata e tij me Bayern Munichun do të skadojë në qershor.

Jo vetëm se ai do të kalojë te njëra nga skuadrat evropiane si lojtar i lirë, por aktualisht është njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.

Është raportuar nga Marca dhe Fabrizio Romano se Alaba ka arritur tashmë marrëveshje me Real Madridi për të kompletuar transferimin.

Sidoqoftë, babai i mbrojtësit, George Alaba ka thënë për Bildin se asnjë marrëveshje nuk është arritur me Los Blancos.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe David Alabas

Mundo Deportivo raporton se ka interesim nga Liverpooli, dy skuadrat nga Manchesteri dhe Paris Saint-Germaini.

Barcelona po ashtu ka shfaqur interesim për Alaban, fal agjentit të tij Pini Zahavi që ka raporte të shkëlqyera me Joan Laportan, kandidatin për president të klubit. /Telegrafi/