Tashmë e ardhmja e David Alabas ka hyrë në një ‘telenovelë’ dhe duket se nuk do të ketë ndonjë lëvizje të tij në janar.
Mbrojtësi austriak do të jetë lojtar i lirë në verën e këtij viti, pasi kontrata e tij me Bayern Munichun do të skadojë në qershor.
Jo vetëm se ai do të kalojë te njëra nga skuadrat evropiane si lojtar i lirë, por aktualisht është njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.
Është raportuar nga Marca dhe Fabrizio Romano se Alaba ka arritur tashmë marrëveshje me Real Madridi për të kompletuar transferimin.
Sidoqoftë, babai i mbrojtësit, George Alaba ka thënë për Bildin se asnjë marrëveshje nuk është arritur me Los Blancos.
Mundo Deportivo raporton se ka interesim nga Liverpooli, dy skuadrat nga Manchesteri dhe Paris Saint-Germaini.
Barcelona po ashtu ka shfaqur interesim për Alaban, fal agjentit të tij Pini Zahavi që ka raporte të shkëlqyera me Joan Laportan, kandidatin për president të klubit. /Telegrafi/