Telegrafi

Babacar shënjestër e klubeve angleze

Sulmuesi i Fiorentinas, Khouma Babacar, është duke u kërkuar nga shumë skuadra angleze.

Sipas Corriere dello Sport, për atë kanë shfaqur interesim Evertoni, West Ham Unitedi dhe Crystal Palace.

Lexo po ashtu Klubet e mëdha evropiane që kanë harruar kur e kanë fituar kampionatin për herë të fundit (Foto)

Viola është e gatshme t shes atë, por vetëm nëse vjen një ofertë e mirë, ndërsa vlera e 23-vjeçarit është 11 milionë euro.

Për senegalezin ishte përfolur se ishte i interesuar dhe Interi, por duket se Nerazzurrët janë tërhequr nga gara. /Telegrafi/