Site icon Telegrafi

“Baba Yaga”, dronët e modifikuar ukrainas që bartin minat antitank që i hedhin nga ajri për t’i shkatërruar tanket dhe autoblindat ruse

Ukrainasit janë bërë “një arrë e fortë” për ushtrinë ruse që kishte menduar se për pak ditë do të arrijnë të pushtojnë territorin e Ukrainës.

Raportet e mediave ndërkombëtare dhe pamjet nga vijat e frontit e dëshmojnë këtë, ku shumë mjete luftarake ruse janë shkatërruara dhe qindra mijëra ushtarë rusë janëë vrarë, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit në disa raste kanë përdorur një lloj droni robotik që lëviztë nëpër tokë dhe bartë me vete mina antitank, që përdoren zakonisht për të goditur pozicionet e rusëve.

Lexo po ashtu Biseda sekrete e eprorëve ushtarakë gjermanë: Ushtarët britanikë janë në ‘terren’ në Ukrainë

Një video e filmuar nga ajri shfaq robotin e vogël duke lëvizur drejt pemëve, ku ushtarët rusë ishin strehuar dhe kishin marrë pozicion mbrojtës.

Në momentin që arriti në destinacion, ukrainasit aktivizuan mjetin shpërthyes që hodhi në erë zonën që ishin tubuar ushtarët rusë.

Mekanikët e Kievit kanë arritur të ndërtojnë një dron gjigant “Baba Yaga” që ka aftësitë të hedhë minat antitank nga ajri – duke i hedhur në erë tanket dhe autoblindat ruse.

Këto modifikime po u ndihmojnë shumë ukrainasve, në kohën kur janë duke u ballafaquar me mungesë të municionet dhe armët nga perëndimi, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara ku një ndihmë ushtarake prej dhjetëra miliarda dollarë është “stopuar” në Senatin amerikan nga republikanët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version