Telegrafi

Baalen: Kontesti me Greqinë do të zgjidhet sipas qasjes së re nga Qeveria e Maqedonisë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sot u prezantuan konstatimet e përbashkëta nga takimi i ministrit pa resor i angazhuar për rregullimin për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq dhe eurodeputetit Hans Van Baalen, kryetar i Aleancës së liberalëve dhe demokratëve në Evropë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Shapuriq ka përshëndetur mbështetjen e fortë që e ka shprehur Baalen në emër të Aleancës, e cila ka treguar interesi të njihet detajisht me politikën momentale në Maqedoni dhe proceset më të rëndësishme reformuese me të cilët ka filluar tejkalimi i krizës politike dhe avancimi i vendit.

Baalen nga ana tjetër ka pohuar se Qeveria e re e Maqedonisë, e ka mbështetjen e liberalëve dhe demokratëve në Evropë dhe ka shprehur vullnet se edhe kontesti me Greqinë do të zgjidhet në shpirtin e qasjes së re që e manifeston Qeveria e re e Maqedonisë.

Gjatë takimit është shprehur interes për bashkëpunimin në lidhje me biznes klimën në Maqedoni, nga aspekti i strategjisë së re të Qeverisë së RM-së lidhur me investimet e huaja. /Telegrafi/