Telegrafi

Azpilicueta u përball me tifozët e Chelseat pas humbjes së dhimbshme ndaj Arsenalit, ai ishte i mërzitur

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta u përfshi në një shkëmbim fjalësh plot zemërim me tifozët e tij pas humbjes 4-2 në derbi ndaj Arsenalit të mërkurën mbrëma – dhe pamjet nga tribunat janë bërë virale tashmë në internet.

Blutë e Londrës u befasuan në Stamford Bridge duke humbur derbin e madh lokal ndaj Arsenalit në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 25-të.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Timo Werner (17’) dhe Azpilicueta (32’) për vendasit, ndërsa Eddie Nketiah (13’, 57’), Emil Smith-Rowe (27’) dhe Bukayo Saka (90+) për mysafirët.

Lexo po ashtu Arsenali fiton trillerin ndaj Chelseat dhe bën një hap të madh në garën për top-katërshe

Kjo humbje la shije të hidhur te tifozët vendas, të cilët nuk i ndalen kritikat dhe patën edhe një konfrontim verbal me kapitenin e Bluve, Azpilicueta.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, mbrojtësi spanjoll po ecte drejt tribunës perëndimore të Stamford Bridge kur vuri re një tifoz i cili dukej se po bënte një gjest drejt tij.

 

Azpilicueta, në cilësinë e kapitenit, më pas shkoi drejt tifozit për t’u përballur me të dhe konfrontimi verbal nuk ishte aq i lehtë.

Pamjet e kësaj përballje sqaruese janë bërë virale tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/