Telegrafi

Azpilicueta nuk do ta pret mirë transferimin e Hysajt te Chelsea

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Aq më shumë po i afrohemi mbylljes së afatit kalimtar të janarit, aq më shumë po shtohen zërat për kalimin e mundshëm të Elseid Hysajt te Chelsea.

Shqiptari ka humbur vendin e titullarit te Napoli nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe kështu dëshiron largimin.

Është ish-trajneri i tij Maurizio Sarri e dëshiron shqiptarin me çdo kusht në Stamford Bridge.

Elseid Hysaj në tentim për të ndalur Sadio Manen (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Mirror, në rast se ky transferim do të ndodhë atëherë do të prishet paksa atmosfera në zhveshtoren e Bluve, pasi pritet që Cesar Azpilicueta të mos e pranojë mirë pasi i rrezikohet pozita e titullarit.

24-vjeçari është nën kontratë me napolitanët deri në qershorin 2021, ndërsa ka një klauzolë lirimi në vlerë 50 milionë euro.

Lexo po ashtu Sime Vrsaljko ende nuk ka bindur, Interi po mendon transferimin e Hysajt

Së fundmi emri i yllit të Kombëtares së Shqipërisë është lakuar edhe për një kalim te mundshëm te Interi.

Vlen të theksohet se Hysaj në të kaluarën kishte deklaruar se në fëmijëri ishte tifoz i klubi zikaltër dhe se Javier Zanetti ishte idhulli i tij. /Telegrafi/